KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Luftës në Ukrainë i jap fund brenda 24 orësh”, thotë Donald Trump teksa flet për Luftën e Tretë Botërore dhe Bërthamore
Botë

“Luftës në Ukrainë i jap fund brenda 24 orësh”, thotë Donald Trump teksa flet për Luftën e Tretë Botërore dhe Bërthamore

Kosova News
Kosova News 13:49 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gara për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2024 po merr formë dhe ish-presidenti Donald Trump vazhdon përpjekjet për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Kandidati, i cili aspiron të udhëheqë Partinë Republikane në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka mbajtur një fjalim në qytetin Davenport, ku lufta në Ukrainë ka qenë një nga çështjet kryesore të fjalimit të tij.

Trump ka parashikuar një Luftë të Tretë Botërore nëse nuk kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë jam i vetmi që mund të bëj këtë premtim: unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore, sepse unë besoj vërtet se do të ketë Luftë të Tretë Botërore”.

Udhëheqësi republikan ka akuzuar presidentin aktual Joe Biden se e ka udhëhequr vendin në një luftë bërthamore “që mund t’i japë fund botës”.

Në fakt, Trump ka shkuar më tej dhe ka vënë në dukje se si do të ishte Lufta e Tretë Botërore.

“Do të jetë një luftë bërthamore. Pra, kjo nuk është si Lufta e Dytë Botërore, ku ne kishim tanke dhe pushkë të ushtrisë dhe ishim duke ndjekur njëri-tjetrin. Ky është një nivel që ndoshta do t’i japë fund botës. Dhe ne kemi njerëz që nuk e dinë se çfarë po bëjnë”.

Trump e ka përshkruar momentin aktual gjeopolitik si “më të rrezikshmin” dhe i vjen keq, sipas mendimit të tij, që Biden “e ka çuar Rusinë direkt e në krahët e Kinës”.

Në fund, Trump i tha turmës se me të në pushtet, lufta do të përfundonte shpejt.

“Menjëherë pasi të fitoj presidencën, do të zgjidh luftën katastrofike mes Rusisë dhe Ukrainës. Më duhen 24 orë, ndoshta edhe më pak”.

Gjithashtu lexoni:

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme

Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?