KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lufta në Lindjen e Mesme, Bytyqi: S’ka ndikuar ende në çmimet e barnave, problem mbeten mungesat në SHSKUK
Shëndetësi

Lufta në Lindjen e Mesme, Bytyqi: S’ka ndikuar ende në çmimet e barnave, problem mbeten mungesat në SHSKUK

Kosova News
Kosova News 10:18 -15/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se situata e sigurisë në Lindjen e Mesme deri më tani nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e barnave në Kosovë, por sfidë më e madhe mbetet mungesa e disa barnave në institucionet shëndetësore.

Bytyqi tha se ende nuk ka ndikim por mundet një impakt për shkak të importit.

“Ne besoj se jemi duke përcjellë situatën, por deri tani nuk ka ndonjë impakt direkt. Me rideklarimin e çmimeve që do të bëhet këtë vit do të shihet, sepse edhe njerëzit të cilët merren me importin dhe distribuimin e barnave këtu, pra kompanitë farmaceutike, janë ato të cilat edhe i importojnë prej diku, nga vendet evropiane në shumicën e rasteve, dhe në qoftë se ato i atakojnë direkt, i bie që edhe te ne indirekt do të ketë ndonjë atakim sa i përket çmimeve të barnave. Po deri tani nuk ka ndonjë gjë e cila mund të theksohet se ka pasur një impakt direkt. Por impakti është, siç kemi folur edhe më herët, mungesa e shumëllojshmërisë së barnave në Kosovë, jo çmimet e tyre”, tha ai.

Sa i përket udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë për përcaktimin e çmimeve të barnave, kryetari i Odës u shpreh se pasi janë bërë ndryshimet e nevojshme por sipas tij ende ka punë për të bërë.

“Po shikoni, fillimisht ka qenë krijuar njëfarë lloj i një situate jo fort të mirë sepse ka qenë hera e parë, pastaj ato vendimet pak siç i kemi potencuar atëherë, të ngutura. Por me kohë janë bërë revidimi i disa vendimeve, ka filluar të stabilizohet çështja e vendosjes së çmimeve. Nuk po them se është rregulluar plotësisht, absolutisht jo, ka shumë punë për të bërë. Ne jemi të gatshëm, së fundi e kemi pasur edhe një takim këtu në Odë me Ministrin dhe kemi ritheksuar edhe njëherë gatishmërinë tonë 100% për të mirë të komunitetit tonë, por edhe për të mirë të qytetarëve të Republikës, të cilëve u kemi obligim shërbime sa më të mira edhe furnizim sa më të madh me barna të cilat ata kanë nevojë për shëndetin e tyre”, u shpreh Bytyqi.

Ndërsa për situatën e krijuar si pasojë e mungesave të barnave esenciale në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe në klinika të tjera, Bytyqi thotë se është një menaxhim jo i mirë.

 “Me shqetësim edhe ne i shohim këto raste sa i përket SHSKUK-së, por edhe klinikave varëse të tyre sepse çdo ditë nëpër çdo, si të them, është bërë një dritare e shumë mediave dhe portaleve ku vërehen qartësisht mungesat dhe nuk e di prej nga rrjedhin apo ku janë problemet më të mëdha, por shihet një menaxhim jo i mirë aty sa i përket kësaj çështjeje, me mungesa të disa barnave të cilat nuk kanë kosto të mëdha por janë esenciale për nevojat e qytetarit, në këtë rast të pacientit”, theksoi ai.

Se cilat barna mungojnë, ai u shpreh se mungesat po vërehen përmes mediave.

“Po për mos me u lëshu në secilën veç e veç, shihen jo mjaftueshëm edhe nga mediumi i juaj, po edhe nga të tjerët, shihen çdo ditë mungesat e atyre të cilat nuk janë mungesa të cilat ata dëshirojnë t’i sajojnë, po prej burimeve të cilat brenda SHSKUK-së i marrin dhe shihen se ka mungesa të barnave”, thotë ai.

Ai ka shprehur edhe shqetësimin për mënyrën se përkundër buxhetit, mungojnë barnat në listën esenciale.

“Sinqerisht, as unë nuk e kuptoj. E kam thënë me dhjetëra herë se të jetë buxheti 125%, 130% më i madh për blerje të barnave nga lista esenciale dhe gjithashtu mungesat të jenë shumë më të mëdha se vitet e paraprake, kjo është gjithçka me ndonjë që është nga dora e njeriut. Nuk ka të bëjë me ndonjë fatkeqësi, si të themi kështu, natyrore apo diçka tjetër, por është dora e njeriut në pyetje dhe këtu duhet të kihet parasysh dhe të merren masa, në radhë të parë administrative, ndaj atyre të cilët bëjnë keqpërdorime”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Kosova News 15/03/2026 15/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?