Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka vazhduar në fazën e gjysmëfinales së Lojërave Mesdhetare ‘Oran 2022’.
Në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë, Kuka mposhti në çerekfinale xhudisten nga Turqia, Nurcan Yilmaz, kurse raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në gjysmëfinale, Kuka do të përballet me xhudisten kroate, Petrunjela Pavic.