Liverpooli është ndalur nga Brightoni.
Të kuqtë kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së tetë të Premierligës angleze.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 20-të me golin e shënuar nga Adingra.
Liverpool përmbysi rezultatin me dy golat e Mohamed Salah në minutat 40 dhe 45+1.
Brighton barazoi rezultatin në minutën e 78-të me golin e shënuar nga Dunk.
Me këtë barazim, Liverpooli është në vendin e tretë me 17 pikë