KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VIDEO – Kryeministri Kurti dorëzon aplikimin për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian
Politikë

VIDEO – Kryeministri Kurti dorëzon aplikimin për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian

Kosova News
Kosova News 13:28 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa aplikimin Kurti ia ka dorëzuar ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulash Bek.

Aktualisht kryeministri Albin Kurti po mban një konferencën për media së bashku me ministrin çek Mikulash Bek.

Kurti e ka quajtur ditë historike për Kosovën të enjten kur në Pragë ka dorëzuar aplikimin për statusin e shtetit kandidat në BE.

- Reklamë -

“Kjo është ditë historike për popullin e Kosovës dhe ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë. Letra që kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë. Flet për aspiratat tona për t’iu bashkuar BE-së. I përgjigjet vizionit të Evropës që është e përgjithshme e plotë dhe në paqe dhe një Evropë që ka të ardhme të ndritur”.

Kurti ka shtuar se Kosova e kupton detyrën e saj dhe se me meritat e veta i duhet të shkojë përpara.

“Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe ne jemi në rrugën tonë evropiane. Kemi Samitin e Selanikut para 20 vjetësh, dhe para disa jave kishim samitin në Tiranë. Pas dorëzimit zyrtar të aplikacionit ne mirëpresim që këshilli i BE-së të kërkojë nga Komisioni Evropian opinionin dhe pastaj të prezantohet pyetësori legjislativ si aplikues, e pastaj të përgjigjemi”.

“Rruga jonë përpara bazohet mbi meritat tona vetanake. Nuk kërkojmë përshpejtim e as derë anësore për integrimet evropiane dhe duam të bashkohemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Duam ta ndërtojmë vendin tonë me popullin tonë, një BE e plotë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka deklaruar se për Kosovën është realitet që do t’i duhet një afat mesatar që procesi i pranimit në BE të përmbyllet.

“BE-ja është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë. BE-ja paraqet punën e zellshme që duam të gëzojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri te pranimi janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme. Është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare”.

Kurti, është pyetur në konferencë për media edhe në lidhje me çështjen e pesë shteteve të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Siç e dimë, kur kemi nënshkruan Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ishin dakord dhe nuk besoj se pakica e shteteve anëtare të BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, do të jenë kundër që ne t’i bashkohemi familjes evropiane”, tha Kurti

Ministri i Çekisë për Çështje Evropiane, Mateus Bek, ka thënë se është nder për të që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ai ka theksuar se Presidenca çeke në 6 muajt e fundit i ka vënë vëmendje të jashtëzakonshme Ballkanit Perëndimor.

“Është nder për mua si kryetar i Këshillit të BE-së të pranojë aplikacionin e Kosovës. Na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Na vjen mirë që është arritur konsensus Këshilli me Parlamentin Evropian për këtë çështje. Është satisfaksion i jashtëzakonshëm. Mirëpres kohën kur do të kem më shumë liri për të folur për politikën evropiane. Qeveria e Çekisë mbështet Kosovën në këtë aspekt”, ka thënë Bek.

Bek tha se Çekia e mbështet Kosovën drejt rrugës evropiane. 

“Mirëpres kohën kur do të kem më shumë liri për të folur për politikë evropianë. Qeveria e Çekisë mbështet Kosovën në këtë aspekt”, ka thënë Bek.

Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?