Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend këtë të enjte në seancën e Kuvendit, duke u nënshkruar edhe në listën për pjesëmarrje në punimet e seancës.
Ata janë rikthyer në Kuvend pas një mungese prej disa muajsh, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.
Menjëherë pas hedhjes së nënshkrimeve deputetët nga Lista Serbe edhe kanë dalë jashtë sallës dhe pritet të shihet nëse do të marrin pjesë ose jo në punimet e seancës.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.
Ata për herë të fundit kanë marr pjesë në një seancë në muajin shtator të vitit të kaluar si në një tjetër në muajin prill.

