KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lista Serbe thotë se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare
Politikë

Lista Serbe thotë se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare

Kosova News
Kosova News 16:41 -06/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë. 

Ndër arsyet që ka dhënë për këtë vendim është edhe ngjarja e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, kur deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje tentuan t’i pengonin ata të Listës Serbe të futeshin brenda sallës së seancave. 

Në njoftimin e saj, LS ka thënë se “do t’i fitojmë që të gjitha dhjetë mandatet e destinuara për popullin serb dhe do ta ruajmë unitetin dhe harmoninë e popullit serb në këtë zonë”. 

“Populli serb do të tregojë në zgjedhje për kë beson dhe kë dëshiron si përfaqësues të tij”, thuhet në njoftim. 

Ajo është ankuar edhe për “heshtjen” që pretendon se bashkësia ndërkombëtare po ia bën pas ngjarjes në Kuvend. 

“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë të vetmit që përfaqësojnë interesat e popullit serb në Kosovë dhe pikërisht për këtë arsye ne jemi një halë në sy për regjimin e [kryeministrin e Kosovës] Albin Kurti, por edhe për përfaqësuesit ndërkombëtarë”, ka thënë Lista Serbe. 

Lista Serbe ka bojkotuar seanca parlamentare prej nëntorit të vitit 2022. Deputetët e saj paraqiten në Kuvendin e Kosovës një herë në gjashtë muaj vetëm për të ruajtur mandatin dhe për të siguruar marrjen e pagave. 

Të enjten, 5 dhjetor, ata u penguan të hynin në sallë ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca i akuzoi për keqpërdorim të parasë publike dhe i kritikoi se nuk janë distancuar asnjëherë prej sulmeve në veri. 

Kryetari i LS-së, Zllatan Ellek, pati thënë më herë se pret që partia e tij të merrte pjesë në zgjedhje, por nuk ka pasur konfirmim zyrtar deri tash.

Gjithashtu lexoni:

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Kosova News 06/12/2024 06/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?