KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lista Serbe mohon akuzat për djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit
Politikë

Lista Serbe mohon akuzat për djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit

Kosova News
Kosova News 13:28 -09/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe ka dënuar “insinuatat dhe akuzat e rreme” ndaj këtij subjekti politik lidhur me djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq.

Më 8 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “elementet kriminale”, ndërkaq nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq, akuzoi Listën Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – lidhur me djegien e lokalit në pronësi të saj.

Tomaniq është nënkryetare e komunës së Zveçanit, që funksionon sipas sistemit të Kosovës.

Lista Serbe hodhi dyshime për motivin e zjarrit në lokalin në pronësi të Tomaniqit, duke thënë se ka paralajmërime se në atë vend do të ndërtohet një lokal edhe më i madh “me njerëzit nga jugu” dhe me paratë e Prishtinës, “pa leje, dhe kushedi se për çfarë qëllimi dhe për këtë Lista Serbe fajësohet politikisht”.

“Interesante se si Natasha Tomaniq, sikurse shefi i saj, Albin Kurti, dinë shkakun e zjarrit para se të kryhet ndonjë hetim dhe të dalin rezultatet nga shërbimet profesionale”, tha Lista Serbe përmes një reagimi më 9 mars.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke hetuar rastin e djegies së lokalit, që ndodhi në orët e para të 8 marsit, duke theksuar se ka dyshime se zjarrvënia ishte e qëllimshme.

Tomaniq ka deklaruar se dyshon që motivi i zjarrvënies është se ajo ka ndihmuar serbët në veri të Kosovës të punësohen në institucionet e Kosovës.

Ajo theksoi se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “elementet kriminale” në Zveçan për këtë ngjarje.

“Ky duket të jetë ‘urimi’ i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga strukura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhon”, shkroi Kurti në rrjetin social Facebook.

Kjo nuk ishte hera e parë që pronat personale të pjesëtarëve të komunitetit serb, në komunat në veri të banuara me shumicë serbe, u vihet flaka.

Në vitin 2023 ishin djegur dhjetëra vetura, pasi pronarët e tyre i kishin konvertuar targat nga ato serbe në RKS – Republika e Kosovës, shkruan REL.

Për shkak të çështjes së targave të makinave, pjesëtarët e komunitetit serb, me nismën e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Ndërkaq, pas zgjedhjeve të prillit të vitit 2023 në katër komunat në veri të Kosovës u zgjodhën kryetarë shqiptarë. Shumica e nënkryetarëve në këto komuna janë nga komuniteti serb.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kosova News 09/03/2024 09/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit
14:34 -10/08/2026
Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave
14:02 -10/08/2026
Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme
13:31 -10/08/2026
Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
13:09 -10/08/2026
Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare
12:39 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?