KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lista Serbe i reagon ministrit Sveçla, pas deklarimeve se Radoiçiq do të arrestohet
Politikë

Lista Serbe i reagon ministrit Sveçla, pas deklarimeve se Radoiçiq do të arrestohet

Kosova News
Kosova News 09:42 -01/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, që tha se Milan Radoçiqit do t’i vijë momenti dhe do të arrestohet.

Sveçla në një intervistë të mërkurën mbrëma për televizionin publik tha se Radoiçiq më nuk e ka pushtetin që e kishte dikur.

“Radoiçiq dikur lëvizte i lirë dhe kishte pushtet, tani po humb pushtet dhe i duhet të futet ilegalisht në Kosovë. Radoiçiqi do t’i rrallojë vizitat në Kosovë sepse do t’i vij momenti kur do të zihet nga Policia e Kosovës dhe do të përgjigjet për të gjitha veprat për të cilat dyshohet”, ka thënë Sveçla.

E Lista Serbe ka thënë se deklaratat e ministrit Sveçla janë pasqyrim i “dobësisë së tij”.

“Kërcënimet nga ministri i Policisë, Xhelal Sveçla, që i drejton nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, janë pasqyrim i dobësisë dhe pafuqisë që Sveçla ndien në lidhje me respektin dhe mbështetjen që serbët në veri ia japin z. Radoiçiq në luftën për të drejtat e popullit serb. Të gjithë në Prishtinë, përfshirë edhe Xhelal Sveçka, e dinë shumë mirë se nënkryetari ynë është vetëm këtu, me njerëzit e tij në Kosovë e M., në tokën e tij, dhe Sveçla dhe forcat e tij speciale janë vetëm mysafirë të paftuar dhe të padëshiruar, të cilët janë vetëm trima ndaj qytetarëve të paarmatosur, grave dhe fëmijëve. Duam t’i kujtojmë z. Sveçla se ai vjen në veri i fshehur në xhipa të blinduar të lyer, pas dhjetë kontrolleve e analizave, me ndalim minimal, sepse fjalët e tij janë të mëdha, por veprat dhe zemra e tij janë të vogla dhe sa herë vjen ka frikë nga takimi me Z. Radoiçiq, që duket qartë se i është bërë obsesion e makth. Për fund, ne duam t’i themi ministrit Sveçla, se është e qartë për të gjithë serbët, se qëllimi i juaj është nënshtrimi i veriut dhe dëbimi i serbëve, e jo stabilizimi i situatës. Por, duhet ta keni të qartë se serbët nuk do të pajtohen kurrë me këtë, ju nuk do ta dëboni dhe nënshtroni popullit tonë”, thuhet në reagim të Listës Serbe./koha.net/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

TAGGED: Lista serbe
Kosova News 01/09/2022 01/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?