Lista Serbe i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier-it, duke pretenduar se ata politikat e tyre i vendosin sipas interesit qytetar dhe jo sipas diktimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Politikën tonë gjithmonë e kanë vendosur autoritetet e Listës Serbe, duke respektuar interesat e qytetarëve tanë, e jo nga diktimi i askujt, dhe se kështu do të vazhdojë të jetë. Si në Uashington, ashtu edhe në Prishtinë, në cilindo qytet të botës apo para ndërtesave komunale me qytetarët e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, gjithmonë do të luftojmë për të drejtat e popullit”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Më tej, ata kanë thënë se nuk janë duke arritur që t’i kuptojnë deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier-it.
“Duke analizuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, njeriu krijohet përshtypja se pas vizitës se delegacionit të Listës Serbe në Uashington, i duhej të gjykonte publikun në Prishtinë, gjë që nuk mund ta kuptojmë fare”.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe kudo që janë dhe këdo që takojnë, do të përfaqësojnë gjithmonë interesat e popullit serb, sepse është detyrë e jona ndaj qytetarëve që mbështesin partinë tonë”, kanë përfunduar komunikatën e tyre, duke pretenduar Lista Serbe.


