KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lista Serbe akuzon Kurtin për përshkallëzim të situatës pas ndërprerjes së punimeve në disa objekte në veri
PolitikëSiguri

Lista Serbe akuzon Kurtin për përshkallëzim të situatës pas ndërprerjes së punimeve në disa objekte në veri

Kosova News
Kosova News 17:16 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe, partia më e madhe serbe në Kosovë, ka reaguar pas vendimit për ndërprerjen e punës në vendpunishtet në Mitrovicën e Veriut duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përshkallëzim të situatës dhe për ndikim negativ mbi popullin serb në veri të vendit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, kishte njoftuar se janë ndërprerë punët në vendpunishtet që kanë nisur ndërtime pa i përfillur procedurat ligjore.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social, Facebook, Lista Serbe ka theksuar se vendimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut për të ndaluar ndërtimin e banesave “për familjet e pafavorizuara sociale dhe shkollave për fëmijët e kategorive të rrezikuara në qytet”, është një veprim i paligjshëm dhe diskriminues.

“Një ditë pas negociatave në Bruksel, sipas rregullit, regjimi i Albin Kurtit në vend të deeskalimit vazhdon me përshkallëzim dhe presion të mëtejshëm ndaj popullit serb në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, vendimi i së enjtes nga kryetari Atiq, konfirmon fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se “jemi larg deeskalimit” dhe se sipas tyre, “Kosova nuk është e interesuar për de-përshkallëzimin e situatës në veri”.

Ndër të tjera, partia në fjalë ka akuzuar se këto vendime kanë si qëllim ngritjen e tensioneve dhe rrezikimin e stabilitetit dhe paqes në veri të Kosovës.

“Pyetja është se a është kjo përgjigje e Kurtit ndaj thirrjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës nëse vendimi për ndalimin e ndërtimit të shkollave dhe banesave për qytetarët e rrezikuar është në përputhje me apelet e Quintës se këta kryetarë të imponuar me 3% merren me çështje teknike dhe administrative”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Partia serbe në Kosovë ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë dhe të ndalojnë kryeministrin Kurtin nga veprimet që “shkaktojnë kaos dhe rrezikojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe serbët në Kosovë”.

Drejtoria e Inspekcionit e Mitrovicës Veriore ndalon ndërtimet pa leje, nuk u respektuan ligjet e Republikës së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Kosova News 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?