KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirohen nga akuza të akuzuarit në rastin “Stenta 3”
Siguri

Lirohen nga akuza të akuzuarit në rastin “Stenta 3”

Kosova News
Kosova News 14:51 -21/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj 15 të akuzuarve (12 persona fizikë dhe 3 persona juridik) në rastin “Stenta 3”.

Në këtë rast, të akuzuar ishin Ali Hocaoglu, Astrit Bakiqi, Borche Petrovski, Lulzim Brovina, Arton Beqiri, Driton Sylejmani, Abdullah Tuna, Mahmut Çakmak, Shpend Elezi, Blerim Zuna, Raif Çavolli dhe Nexhmi Zeqiri, si dhe tre persona juridik, përkatësisht spitalet private “International Medicine Hospital”, “Intermed” dhe “Doktor”.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Alban Ajvazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të akuzuarit u liruan nga akuza për “Dhënie ryshfeti”, “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe “Shmangie nga tatimi”, pasi nuk është provuar se kanë kryer veprat penale që iu viheshin në barrë.

Kurse, për të pandehurit Lulzim Brovina, Borche Petrovski dhe Blerim Zuna, refuzohet akuza për veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”, si dhe për Nexhmi Zeqirin dhe NSH “Zemra dhe Rehabilitimi” për veprën penale “Shmangie nga tatimi”, ngase ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Gjykatësi Ajvazi tha se me vendim të posaçëm, Gjykata do të lirojë dorëzaninë, kurse palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest juridiko-civil.

Shpenzimet bien në barrë të buxhetit të gjykatës. Palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 30 ditësh pas pranimit të tij në formë të shkruar.

Ndaj të akuzuarve në rastin “Stenta 3″, rëndonin akuzat që kanë të bëjnë me veprat penale “Dhënie e ryshfetit”, “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Kosova News 21/10/2024 21/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?