Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona që janë përfshirë në një përleshje në Lipjan të martën mbrëma, gjatë të cilës u përdorën edhe arma e zjarrit.
Një person ka mbetur i plagosur në përleshjen në Krojmir të Lipjanit.
I plagosuri po trajtohet në QKUK nën mbikëqyrjen e policisë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.