Ylli Lionel Messi ka konfirmuar se planifikon të bëhet drejtor sportiv pasi të pensionohet nga futbolli profesional.
Argjentinasi vazhdon të shkëlqejë te Inter Miami, derisa është duke pasur suksese të vazhdueshme edhe me kombëtaren e tij.
Sidoqoftë, në një intervistë së fundmi – Messi tregoi se pas pensionimit dëshiron të bëhet drejtor sportiv.
“Jam më fat që e bëj punën që dua, edhe pse ka përgjegjësi dhe objektivat është diçka që e shijoj kur e bëj. Çfarë do bësh pastaj? Do të doja të bëhesha drejtor sportiv, të jem më fëmijët që t’i mësojë”.
Ndër të tjera, Messi e pranoi se nuk po mendon për Kupën e Botës dhe që objektivi i tij është vetëm Kupa e Amerikës që zhvillohet vitin tjetër.