KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​“Linja e jetës” rrezikon të mbyllet në tetor për shkak të mungesës së fondeve
Tjera

​“Linja e jetës” rrezikon të mbyllet në tetor për shkak të mungesës së fondeve

Kosova News
Kosova News 16:42 -08/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me mbështetje për qytetarët për të parandaluar vetëvrasjen Qendra e thirrjeve telefonike “Linja e Jetës” do të shkurtojë orarin për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Edhe pse me orar të shkurtër kjo qendër deri në tetor të këtij viti do të mund të vazhdojnë t’iu dalë në ndihmë qytetarëve me donatorin e vetëm të Ambasadës Zvicerane, pasi ajo gjermane është tërhequr nga mbështetja.

Bind Skeja, drejtor ekzekutiv në Qendrën për informim dhe përmirësim, njëherësh themelues i “Linjës së Jetës”, tha se aspekti financiar po e vështirëson punën e tyre.

“Prej 2019 deri tash ne kemi një donator serioz, pasi disa janë tërhequr mbas një kohe sikurse Ambasada gjermane për shkak se ata nuk e financojnë një projekt më shumë se një herë. Jashtë këtyre kemi pasur aty-këtu ndonjë grant sa për ta shtyrë funksionimin tonë, por nuk ka pasur asgjë konkrete që të na mundësojë që të kryejmë punën si duhet. Për shkak të kësaj, na po rrezikohemi që sot të mbyllemi. Kemi fonde deri në tetor që kemi marrë më herët dhe nëse nuk marrim ndonjë ndihmë financiare tash ose nëse nuk marrim ndihmë financiare tash prej institucioneve, tetori është muaji i fundit deri kur mund të funksionojë Linja e jetës”, tha ai.

Ndonëse nuk përmend shifra, Skeja thotë se numri i personave që për arsye të ndryshme kryejnë vetëvrasje është i madh, përshirë edhe ata nga komuniteti LGBTI+.

“Statistikisht ka një numër të madh të vetëvrasjeve. I shikojmë të dhënat e policisë – ka tentime të vetëvrasjeve prej rinisë në Kosovë më shumë dhe globalisht burrat bëjnë më shumë vetëvrasje, por gratë tentojnë të bëjnë vetëvrasje më shumë. Gjithashtu komuniteti LGBTI është jashtëzakonisht i prekur nga ky fenomen. Këto gjëra i kemi parasysh përderisa hartojmë plan programin dhe përderisa hartojmë metodologjinë se si duam t’i qasemi ndonjë individi”, tha ai.

Skeja tha se bashkëpunimi i vetëm i tyre bëhet me qytetarët, por jo edhe me policinë.

“Jo, fatkeqësisht kemi dashur të kemi bashkëpunim me policinë, por në nivelin që aktual është e pamundur. Jemi duke provuar sa më shumë për t’u siguruar edhe përtej tetorit, por nuk jemi në pikë ku mund të japim më shumë se sa që kemi dhënë deri më tash. Edhe orari në fakt është shkurtuar për shkak të kësaj”, tha ai.

Qendra telefonike “Linja e Jetës” në raste kur qytetarët tentojnë të bëjnë vetëvrasje, i këshillon që të vizitojnë psikologun për të komunikuar dhe kuptuar shkaqet që kanë ardhur deri te ky rast./kp/

Gjithashtu lexoni:

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë

Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi

Toyota zbulon dizajnin e brendshëm të RAV4 të ri

Një nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale nuk do t’ju lejojë të përdorni AI kur aplikoni për punë

Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

Kosova News 08/08/2022 08/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit
10:16 -14/05/2025
Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj
10:13 -14/05/2025
26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?