Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj beson se Kosova shumë shpejtë do ta ketë shumicën parlamentare dhe do të tejkalohet kriza institucionale. Deputeti Limaj refuzoi të ndajë detaje rreth bashkëbisedimit me kryetarin e Lwvizjes Vetwvendosje, Albin Kurti, duke thënë se këto tema janë shumë serioze dhe nuk mund të sqarohen deri në fund në pak minuta.
Në pyetjet e gazetarëve, në një konferencë për media, Limaj tha se qëndrimi i Nismës Socialdemokrate do të vazhdojë të jetë i njëjtë në vazhdimet e seancave konstituive, derisa nuk ka shumicë parlamentare.