KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Ligji për të Huajt dhe për Automjete”, Sveçla mori pjesë në punëtorinë me zyrtarët e Gjendjes Civile
Politikë

“Ligji për të Huajt dhe për Automjete”, Sveçla mori pjesë në punëtorinë me zyrtarët e Gjendjes Civile

Kosova News
Kosova News 16:06 -02/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil, ka mbajtur sot një punëtori me përfaqësuesit e gjendjes civile nga komunat e Republikës së Kosovës, lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e Zyrave të Gjendjes Civile gjatë periudhës informuese të zbatimit të Ligjit për Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se punëtoria u hap nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili theksoi se, në kuadër të informimit të qytetarëve për fillimin e zbatimit të plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete nga 15 marsi 2026, pritet rritje e aplikimeve në zyrat përkatëse, ndaj kërkohet përgatitje dhe harmonizim i procedurave.

Duke iu referuar takimit të 4 shkurtit 2026, ai shtoi se aty janë ngritur çështje që lidhen edhe me departamente të tjera të Ministrisë, çka e bëri të nevojshëm organizimin e kësaj punëtorie.

“Qëllimi është që të sqarojmë dhe të përmirësojmë mënyrën se si bashkëpunojmë në procesin e fitimit të shtetësisë, që nga kompletimi i dokumentacionit, te komunikimi ndërinstitucional mes jush dhe Ministrisë, e deri te zgjidhja e çështjeve praktike që ju përballni çdo ditë”, theksoi ministri Sveçla.

Ai shtoi se qëllimi i punëtorisë është të dëgjohen sfidat që hasen në zbatim, të ndahen praktikat e mira nga komunat dhe të arrihen rekomandime konkrete për adresimin e çështjeve të identifikuara.

Sveçla nënvizoi rëndësinë e trajtimit korrekt të çdo qytetari, duke siguruar që, kur një e drejtë nuk i takon ose dokumentacioni nuk është i plotë, qytetari të marrë shpjegim të qartë dhe të arsyetuar me shkrim.

Sipas tij, kjo ndihmon institucionet të krijojnë një pasqyrë reale të problemeve në terren dhe të bazojnë politikat në sfidat praktike të qytetarëve dhe zyrtarëve.

Në përfundim, ministri theksoi se MPB do të ndërmarrë veprime brenda kompetencave ligjore për të adresuar sfidat e evidentuara, duke ftuar pjesëmarrësit të ndajnë hapur përvojat dhe të propozojnë zgjidhje konkrete.

Punëtoria po zhvillohet në kuadër të fushatës intensive informuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do të vazhdojë deri më 15 mars 2026, me synim lehtësimin e qasjes në informata dhe sigurimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Kosova News 02/03/2026 02/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?