KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ligji për farërat dhe ai për pasurimin e miellit s’po zbatohen – deputetët kërkojnë plotësimin e tyre
Politikë

Ligji për farërat dhe ai për pasurimin e miellit s’po zbatohen – deputetët kërkojnë plotësimin e tyre

Kosova News
Kosova News 11:48 -14/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shqyrtuar raportet në lidhje me zbatimin e Ligjit për farërat dhe atij për pasurimin e miellit. Gjatë kësaj mbledhje u tha se këto dy ligje nuk kanë pasur zbatimin e duhur në praktikë, dhe ky Komision dha rekomandimet e tij për t’i përmirësuar ato.

Isak Shabani, kryesues i grupit punues, tha se gjatë monitorimit për zbatimin e këtij ligji kanë gjetur se ka mungesa të laboratorëve të akredituar për fushën e kontrollit të farërave dhe mungesa e inspektorëve të mjaftueshëm në AUV.

“Komisioni ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të institucioneve publike. Sigurimi i kontrollit të cilësisë. Keqpërdorimi nga kompanitë të caktuar të tregtimit të farave të pa ligjshme të farave edhe pse nuk janë të licencuar dhe nuk kanë leje për tregtim të farave. Zbatimi i ligjit dhe akteve nënligjore është i domosdoshëm për të arritur sigurinë ushqimore në vend. Nga të gjeturat për të përmirësuar këtë kemi dhënë disa rekomandime. Të bëjë rishikimin e ligjit aktual për farëra, përkatësisht të përgatisë një ligj të ri, duke marrë për bazë rrethanat e reja kohore të krijuara gjatë viteve të fundit. Të rriten kapacitetet institucionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR). Të rriten kapacitetet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për kontroll dhe inspektime”.

“Mbikëqyrja dhe kontrolli efektiv janë thelbësorë për zbatimin e Ligjit për farërat, prandaj mungesa e laboratorëve të akredituar për fushën e kontrollit të farërave dhe mungesa e inspektoreve të mjaftueshëm në AUV, është sfidë e madhe dhe duhet të evitohet. Të rriten kapacitetet e Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK), për kryerjen e testimeve të farërave. Aktualisht, laboratori i IBK-së nuk është i licencuar për kryerjen e testimeve të farërave, edhe pse më herët ka qenë. Prandaj, duhet të bëhet plotësimi i kuadrove dhe pajisjeve në këtë Institut, i cili është kyç për t’u akredituar. Por, duhet parë mundësitë që të ketë edhe ndonjë tjetër agjenci private apo shtetërore, me qëllimi të evitimit të monopolit në këtë aspekt. Të rritet koordinimi efektiv mes institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe të eliminohen barrierat administrative (ku ka mbivendosje), në procesin e pajisjes me leje dhe licenca”, tha ai.

Fitore Pacolli paraqiti raportin me rekomandime të Ligjit për pasurimin e miellit, por tha që nuk ka të dhëna se a ka pasurim të miellit që nga viti 2017.

Ajo tha se buka e cila shitet në territorin e Kosovës në shumicën e rasteve nuk përmban vlerat e nevojshme ushqyese dhe për këtë është e nevojshme që sa më parë të krijohet një Ligj i ri për miellin.

“Kosova e ka pasur ligjin për pasurimin e miellit. Pasurimi i millit është bërë vetëm në vitin 2017. Në vitin 2017 nuk kemi më të dhëna më a është pasuruar mielli. Pa pasur të dhëna ka qenë e vështirë edhe të vërtetohet se a është pasuruar milli. Është e rëndësishëm që të jetë një ligj të ri për miellin. Buka e cila shitet në territorin e Kosovës në shumicën e rasteve nuk përmban vlerat e nevojshme ushqyese.  Rekomandimet janë që Qeveria, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të sigurojë licencimin e laboratorëve që matin njësitë që duhet shtuar miellit, sipas këtij ligji”.

“Mungesa e laboratorëve të licencuar për të matur vlerat e vitaminave të shtuara te mielli, shkakton probleme për inspektorët të cilët e kanë të vështirë shqiptimin e gjobave në mungesë të rezultateve kredibile. Derisa të arrihet licencimi, AUV-i dhe organet tjera duhet të shikojnë mundësinë për arritjen e kontratave me laboratorë të licencuar në rajon apo më tej, për testim të miellit në vitaminat e përcaktuara për shtim. Të rrisë numrin e inspektorëve, të cilët në baza të rregullta inspektojnë prodhuesit dhe importuesit e miellit për nivelin e pasurimit të miellit sipas standardeve të përcaktuara nga ligji. Të gjejë forma të subvencionimit të mullisëve dhe importuesve të miellit me shtesat e parapara sipas ligjit. Duke qenë se shëndeti i popullsisë është primar, është e domosdoshme të gjenden edhe forma të subvencionimit të shtesave të miellit, të përcaktuara sipas ligjit. Një formë eventuale do të ishte furnizimi me shtesa nga organet shtetërore dhe shpërndarja sistematike te prodhuesit e miellit. Të përgatisë një ligj të ri që do të definonte qartë edhe cilësinë dhe formatin e bukës në përdorim”.

“Ligji i ri do të mund të quhej si ‘Ligj i miellit dhe bukës’, dhe në të do të definohen. e) Të nxisë dhe të promovojë përdorimin e miellit të tipit 800 dhe tipit 1100, si miell i shëndetshëm. Në periudhë më afatgjatë, është e domosdoshme promovimi sistematik i miellit me përqindje më të lartë të hirit, i cili ruan në masë më të madhe vitaminat e nevojshme për ushqim. Kjo mund të arrihet përmes fushatave të ndryshme senzibilizuese, në të cilat do të merrnin pjesë figura me ndikim nga bota e politikës, kulturës, sportit, shkencës dhe të tjerë, për rëndësinë e përdorimit të tipave të miellit me përqindje të lartë të hirit dhe nevojës për shkëputje nga tipat tradicional (400 dhe 500), si të dëmshme dhe pa vlera ushqyese. Të rritet bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile. Organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit mund të ndihmojnë në përmirësimin e zbatimin të ligjit. Mund të jenë burim vlerësues, monitorues dhe promotorë të zbatimit të ligjit në nivel vendi dhe të ndihmojnë në identifikimin e çështjeve dhe sugjerimeve për përmirësimet e duhura. Ministria obligohet që të zbatoj këto rekomandime”, tha ajo.

Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj, tha se këto të gjetura janë shumë shqetësues dhe duhet që urgjent të intervenohet sepse impakti në shëndet është i rëndësishëm, raporton EO.

“Është shqetësuese qasja e shumë çështjeve në vendin tonë e siç është puna e farave e miellit. Dhe kur dëgjojmë që mungojnë licencimi i këtyre laboratorëve nuk e dimë farë cilësie ka mielli”, tha ajo.

Deputeti i VV-së, Sali Zyba, tha se sa i përket Ligjit për miell duhet që të bëhet një rishikim më i shpeshtë se sa të priten gjashtë muaj siç është me rregullore.

Të dyja këto rekomandime kanë kaluar në këtë komision dhe pas gjashtë muajve të miratimit të këtyre rekomandimeve nga Kuvendi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duhet të raportojë në Komision për zbatimin e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 14/12/2023 14/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?