KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ligji për Byronë, Sallahu: S’ka shanse për ndikime politike, i kemi bërë ndryshimet e duhura
Politikë

Ligji për Byronë, Sallahu: S’ka shanse për ndikime politike, i kemi bërë ndryshimet e duhura

Kosova News
Kosova News 17:56 -03/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se i kanë bërë ndryshimet e duhura që i ka kërkuar Gjykata Kushtetuese në vlerësimin e saj për Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Sallahu tha se dy muaj kanë qenë të mjaftueshme për t’i ndryshuar tri nenet që Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se janë në shpërputhje.

“Nuk është i ngutshëm, gjykata i ka gjet në shpërputhje vetëm tri nene, për këto dy muaj kanë qenë të mjaftueshme… Kemi punuar mbi këto amendamente. Janë tri nene të caktuara. I kemi sqaru me ekspertë. I kemi plotësu për aq sa kemi pasur nevojë, nuk kanë qenë shumë problematike nenet e adresuara nga gjykata. Shumë shpejt do nisen për në Qeveri dhe Kuvend”, tha zv.ministri.

“Pika e parë është e rëndësishme është reatroktiviteti, në kuptimin e reaktivitetit i ka dhënë dy propozime. Njëri të jetë në përputhje me ligjet e tjera në fuqi, ose duhet të zbatohet pamundësia objektive, që në momentin që palës i bie barra në kuptimin e provuarit. Nëse ai dokument nuk mund të gjendet nga pala, i bie që lënda pushon. Këtë koncept e kemi futur në projektligj. Secila palë ka të drejtë të kërkoj urdhër nga gjykata ku gjendet ai dokument. Nëse s’e ka atë dokument i bie që lënda pushon, konfiskimi nuk ndodhë”, vijoi ai.

Tutje ai tha se një nga ndryshimet është edhe anëtarësimi në komision, anëtarët e të cilëve do zgjidhen me konkurs, e pastaj do zgjidhen nga Kuvendi.

“Gjykata Kushtetuese i ka gjet te komisioni tre anëtarë në kundërshtim me Kushtetutën, anëtarin për parandalim të korrupsionit, një gjyqtar dhe një person tjetër i një institucioni të pavarur. Këta janë zëvendësu me konkurs, secili person ka të drejt të aplikojë dhe të zgjidhet nga Kuvendi…”, tha ai.

Sallahu u shpreh se nuk ka asnjë shans që të ketë ndikim politik.

“Nuk ka shans as kryesuesi as dikush tjetër të ketë ndikim politik, është e pamundshme që dikush mbi këtë agjenci për ndikim politik. I ka 71 nene, gjithçka vendoset në Gjykatë, vetëm nëse politizohen gjykatat atëherë diçka tjetër”, tha ai. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 03/09/2024 03/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?