KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ligjet e rregulloret janë të qarta në Kosovë, Qeveria nuk guxon të paguajë orët e grevës
Politikë

Ligjet e rregulloret janë të qarta në Kosovë, Qeveria nuk guxon të paguajë orët e grevës

Kosova News
Kosova News 16:41 -25/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një pjesë e mësimdhënësve, punëtorë të administratës publike, shërbyes civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës nga sot (25 gusht) kanë hyrë në grevë dhe po kërkojnë para shtesë deri në hyrjen në fuqi të Projektligjit për pagat. Kërkesat e tilla janë kundërshtuar nga Qeveria, e cila thotë se tani nuk është koha për greva, pasi së fundmi është hartuar Projektligji për pagat dhe së shpejti kjo çështje do të rregullohet.

Por sot zhurma më e madhe nuk është bërë për faktin se një pjesë e punonjësve filluan grevën, por çështja se kinse ata po kërcënohet se mund të mos marrin pagesat për kohën sa janë jashtë procesit të punës, pra në grevë, shkruan KosovaNews.

Në fakt pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur atyre pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.

Kjo ka nxitur reagime nga disa drejtues të sindikatave, të cilët janë ankuar se Qeveria po u bën presion në këtë mënyrë që të mos vazhdojnë me grevën.

E kjo temë sidomos është shfrytëzuar tej mase nga subjekte politike që aktualisht janë në opozitë, por ato kohë të gjatë kanë qenë në pushtet dhe kanë miratuar e votuar ligje, që përkufizojnë krejt diçka tjetër me atë që sot e thonë.

Çka thotë ligji për greva në Kosovë

Në Ligjin për greva të Kosovës thuhet se, organizatat sindikale, apo gjysma e të punësuarve të një organizate të caktuar punuese, ku nuk ka organizim sindikal, kanë të drejtë të organizojnë greva, për t’i mbrojtur interesat e tyre ekonomike, sociale dhe profesionale’, raporton KosovaNews.

Por, Neni 18 i Ligjit për greva thotë se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Por, sipas Ligjit për greva, ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm.

Pagesa e punonjësve gjatë grevës

Greva organizohet konform Ligjit Nr. 03/L-200 për grevën (Ligji bazik), i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-200 për grevat (Plotësim-ndryshimi i Ligjit).

Neni 18, shumë qartë përcakton se e drejta për pagesë pezullohet gjatë zhvillimit të grevës.

Këtë e përforcon edhe neni 6 i Ligjit për grevën, i cili parasheh që të punësuarit që punojnë gjatë grevës “në shërbimet e rëndësisë jetike me qëllim të sigurimit të minimumit të procesit të punës, kanë të drejtë në pagë, në përputhje me kohën e kaluar në punë”. Kjo nënkupton se grevistët tjerë nuk kanë të drejtë në pagë, sepse, përndryshe, nuk do të kishte nevojë për një normë të tillë.

Kontrata kolektive dhe greva

Edhe Kontrata Kolektive përcakton kushtet për organizimin e grevës, të cilat i referohen Ligjit për Grevën. Kjo rregullohet me nenin 34 të Kontratës Kolektive:

Ky nen pasqyron në mënyrë besnike legjislacionin në fuqi në Kosovë, ndërkaq paragrafët 2, 3, 5, 6 dhe 7 janë marrë drejtpërdrejt nga Ligji për grevën.

Dhe si përfundim nga neni 18  i Ligjit për grevën (i plotësuar) nuk ka asnjë dyshim që gjatë zhvillimit të grevës pezullohen të drejtat nga kontrata e punës që nënkupton edhe të drejtën e pagesës.

Kjo konfirmohet me nenin 13 të Ligjit për grevën (i plotësuar), i cili të drejtën e pagesës ja njeh të punësuarve që punojnë gjatë grevës.

Po ashtu, Kontrata kolektive, në asnjë pjesë të saj, nuk e kundërshton normën ligjore, prandaj, punëdhënësi nuk është i detyruar ta paguaj punëtorin i cili bën grevë. Për më tepër, punëdhënësi në sektorin publik, nuk guxon ta paguaj punëtorin që bën grevë, pasi neni 18 përcakton se të drejtat nga kontrata e punës pezullohen, ndërkohë që punëdhënësi menaxhon fonde publike

Sipas ligjeve në fuqi që janë në Kosovës, në rast të një greve në sektorin e arsimit, institucionet qendrore duhet kërkuar nga punëdhënësit (DKA, universitetet, etj.) që t’i evidentojnë punonjësit të cilët nuk i bashkëngjiten grevës në mënyrë që të njëjtit të mos dëmtohen në paga.

 E po ashtu, nuk duhet dëmtuar punonjësit që ndodhen në pushim mjekësor, në pushim vjetor ose në pushim të lehonisë, pasi Ligji mbetet i heshtur për këto kategori.

Jasharaj i fiksuar pas 100 eurove, – Greva në arsim mbyllet kur “realizohen kërkesat”

Sipas Rrahman Jasharajt, përfaqësuesit e Këshillit grevist të secilës sindikatë do të vendosin për mënyrën e organizimit të grevës.

Në arsim, aty ku Jasharaj është kryetar i sindikatës, thotë se të gjithë të punësuarit – mësimdhënësit dhe edukatorët e kopshteve – do të dalin në punë nga ora 09:00 deri në 12:00, por nuk do të punojnë.

“Mësim nuk do ketë derisa nuk mbyllet greva. Greva mbyllet vetëm atëherë kur realizohen kërkesat”, thotë Jasharaj, duke kërkuar 100 euro shtesë.

Qeveria: Nuk është koha për greva, së shpejti procedohet Projektligji për paga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas procedimit të Projektligjit për paga tha se “greva e sindikatave ka humbur kuptimin”.

Gjatë një konference për media në Prishtinë më 24 gusht, Kurti tha se është informuar me kërkesat e punëtorëve.

“Kërcënimi me paralizim të institucioneve dhe shërbimeve publike tash që Projektligji për pagat është proceduar dhe kushtëzimi me kërkesa shtesë, është gabim. Nuk është koha për grevë, është koha për punë, është koha që sindikatat t’i bëjnë komentet e tyre për Projektligjin për pagat”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Kosova News 25/08/2022 25/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?