Lidhja Shqiptaro-Amerikane ka reaguar ndaj deklaratave e bëra para pak ditësh nga ish-deputeti Florin Krasniqi në emisionin “Debat me Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini.
Në një postim në llogarin e tij në Facebook, Feim Tahirsylaj ka publikuar reagimin nënshkruar nga presidenti Joe DioGardi dhe Sherley Cloyes Diogardi, këshilltare për çështje të Ballkanit, në të cilin thuhet se Lidhja Shqiptaro-Amerikane distancohet nga, siç e quajnë, shpifaraku Florin Krasniqi, duke i hedhur poshtë deklaratat e tij.
“Të dashur miq dhe përkrahës,
Bordi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane nuk pajtohet me deklaratat nxitëse të bëra rishtazi nga Florin Krasniqi në emisionin “Debat me Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini.
Lidhja Qytetare i hedh poshtë posaçërisht deklaratat personale të Krasniqit se Kurti është “antiamerikan” dhe se “qeveria amerikane e refuzon atë”. Kjo kundërshtohet drejtpërdrejt nga udhëtimi i suksesshëm që Kurti e bëri në SHBA në maj, në të cilin u takua me deputetët e Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit. Gjithashtu, përshkrimi i Krasniqit se Kurti është “shumë i rrezikshëm” dhe “jo stabil” është krejtësisht i pamerituar dhe i padëshiruar në këto kohë të vështira për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Gjithashtu, sipas tyre, është vështirë të kuptohet se pse Krasniqi do të shfaqej në një emision të njohur televiziv duke e identifikuar veten si anëtar i Bordit Drejtues të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e pastaj duke e kritikuar Joe DioGuardin, themeluesin e saj të nderuar, si shumë të vjetër, dhe pastaj duke thënë se ne duhet të krijojmë organizata të reja. Kjo i shtyn shumë njerëz të besojnë se Krasniqi i është bashkuar Bordit të Lidhjes Qytetare më pak se një vit më parë për të avancuar politikisht në Kosovë në kurriz të të tjerëve.
Në reagim e Bordit thuhet se Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington, DC, ka punuar shumë për më shumë se tridhjetë vjet për të sjellë një zgjidhje të drejtë të konfliktit të vazhdueshëm Serbi-Kosovë dhe për të sjellë njohjen ndërkombëtare të Kosovës si një shtet i pavarur i barabartë me Serbinë në të gjitha aspektet.
Të gjitha të mirat,
Joe DioGuardi
President
Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Cështje të Ballkanit
Gjeni të bashkëngjitur reagimin të nënshkruar nga bordi

