Liderёt e Bashkimit Evropian nёpёrmjet tё konkluzave kanё pёrshëndetur marrëveshjen e arritur nё Ohёr të Mqedonisë së Veriut, nё mes tё kryeministrit tё Kosovёs Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Shefat e shteteve dhe qeverive tё Bashkimit Evropian gjithashtu kanë bёrё thirje pёr zbatim tё marrëveshjeve tё arritura nё kuadër tё dialogut.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet nё konkluzat e miratuar tё enjten vonё, nё përfundim tё ditёs sё parё tё samitit tё Bashkimit Evropian.
Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare tё Bashkimit Evropian gjatё darkёs kanё trajtuar çёshtjen e dialogut. Pёr rezultatet e takimit tё Ohrit atyre u ёshtё drejtuar Josep Borell shefi i diplomacisё evropiane.
Theksi i diskutimeve ёshtё fokusuar nё domosdoshmёrinё e zbatimit tё secilёs pikё tё marrëveshjes nga tё dyja palёt.
Borrell në një deklaratë për media tha se palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje.
“Dhe më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje…”, tha Borrell para nisjes së Samitit të liderëve të BE-së.