Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë do të nisë betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për liberalizimin e shpejtë të tregut të energjisë në Kosovë.
Në reagim thuhet se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është marrë pa një analizë të mirëfilltë dhe pa asnjë konsultim me palët e interesit, raporton KosovaPress.
Nga nëntëmbëdhjetë kompani për të cilat Zyra e Rregullatorit të Energjisë thotë se kanë marrë licencë për furnizim me energji elektrike, është vetëm KESCO që po ofron në gjë të tillë, por me çmim shumëfish më të lartë se çmimi aktual.
Ne vlerësojmë se Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, po merr vendime dhe po ndërron kriteret sa i përket të punësuarve, thotë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.
Ndërsa deri më tani ka vlejtur vetëm kriteri që kompanitë me mbi pesëdhjetë punëtorë dhe ato deri në dhjetë milionë euro qarkullim do të dalin në treg të hapur të energjisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është njoftuar se në kriterin e ri, të vendosur nga Zyra e Rregullatorit për Energji, janë përfshirë edhe kompanitë që kanë deri në pesëdhjetë punëtorë.