KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Liberalizimi i Tregut të Energjisë në Kosovë: ZRrE tregon a do të ketë shtyrje të afatit
Ekonomi

Liberalizimi i Tregut të Energjisë në Kosovë: ZRrE tregon a do të ketë shtyrje të afatit

Kosova News
Kosova News 13:15 -23/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ky është viti i fundit që kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, do të furnizohen me tarifa të rregullta, thotë kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu. Derisa thekson se deri më tani nuk ka asnjë arsyeje për shtyrje të afatit sa i përket vendimit për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë. Pra, do të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

Fejzullahi, derisa jep më shumë detaje për vendimin, thekson mundësinë për një shtyrje të afatit të dorëzimit të dokumentacionit për bizneset e vogla që nuk kanë dorëzuar ende dokumentet e nevojshme për të vijuar furnizimin me tarifa të rregulluara.

Fejzullahi foli edhe për propozimin e shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

Sipas ZRrE-së, paralajmërimi lidhur me ndryshimin e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, është që vitin e kaluar, por për shkak të krizës energjetike dhe pandemisë, procesi është shtyrë deri më tani. Fejzullahu nënvizoi se kjo lëvizje do t’i japë mundësi bizneseve të zgjedhin vetë furnizuesit e tyre dhe të negociojnë çmime më të favorshme.

Për këtë, ai thotë se 19 kompani janë të licensuara vetëm në Kosovë, ku kompanitë mund të zgjedhin çmime shumë më të favorshme.
Sipas Fejzullahut, rreth 1 mijë biznese do të duhet të sigurojnë furnizimin me energji elektrike përmes tregut të hapur. Për të vijuar me tarifa të rregulluara, bizneset duhet të dëshmojnë se kanë më pak se 50 punëtorë dhe qarkullim vjetor nën 10 milionë euro.

Fejzullahu nënvizon se po ashtu dy vitet e fundit kanë krijuar edhe bursën, instrument i cili ua lehtëson edhe kontraktimin e energjisë këtyre bizneseve, meqenëse siç thotë ai, bursa shqiptare tanimë veç është funksionale në Shqipëri, e cila është edhe në Kosovë.

Megjithatë, ai lë të hapur mundësinë për një shtyrje të afatit të dorëzimit të dokumentacionit për bizneset e vogla, që nuk kanë dorëzuar ende dokumentet e nevojshme për të vijuar furnizimin me tarifa të rregulluara, raporton KosovaPress.

Përveç liberalizimit të tregut, Fejzullahu njoftoi gjithashtu se pritet një rritje prej rreth 15 për qind në tarifat e energjisë për konsumatorët fundorë.

Vendimi i ZRrE-së, për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike ka shkaktuar shqetësime të shumta në radhët e bizneseve të Kosovës, derisa kompanitë paralajmërojnë për rritje të kostove dhe çrregullimeve ekonomike, nëse ndodhë shpejt ky liberalizim i tregut energjetik.

Gjithashtu lexoni:

Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca

Del tymi i bardhë – zgjidhet Papa i ri

Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Delegacioni nga Italia viziton Gjakovën për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës

KQZ nuk regjistron partinë e Goran Marinkoviq

Kosova News 23/03/2025 23/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
45%
12 km/h
Thu
17 °C
Fri
17 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Yjet që bënë diferencën: Lautaro, Hakimi dhe Sommer udhëheqin 11-shen e javës së Ligës së Kampionëve
19:13 -08/05/2025
Fico anashkalon gjysmën e Evropës për të arritur te Putini
19:10 -08/05/2025
Kardinalët i betohen Papës së ri, njëri pas tjetrit
19:07 -08/05/2025
SC Gjilani jep përditsimin e fundit për gjendjen e Oltion Bilallit: Gjendje stabile, rikuperimi po shkon mirë
19:04 -08/05/2025
Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca
18:51 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?