KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Gjakovë, Kurti premton investime dhe politika kundër korrupsionit
Politikë

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Gjakovë, Kurti premton investime dhe politika kundër korrupsionit

Kosova News
Kosova News 21:13 -23/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Gjakovë.Nga atje, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se vizioni i tyre është punë për qytetarin e mbrojtje për familjen.

“Qeveria jonë është shërbim për publikun, jo privilegj për pakicën. Investimet tona krijojnë shtet e qytetarë të sigurt si dhe shoqëri e familje të begatë. Ky mandat i ardhshëm është për ta kthyer fuqishëm sigurinë e begatinë në përditshmërinë e qytetarit”, tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes tha se me qeverisjen e tyre rritën për 70 për qind ekonominë e vendit, ndërsa tha se në mandatin e ardhëm buxheti i Republikës do të ketë shifrën prej 4 miliardësh. Ai tha se qarkullimi i bizneseve është 25 miliardë.

“Nuk mund ta gjeni asnjë biznes që në qeverinë tonë, ankohet që ndonjëherë, ndonjëri i ka lypë ryshfet në fillim apo haraç në fund të biznesit që ka dashtë me bërë. E pra antikorrupsionin e kemi shndërruar në rritje, me gjilpërë e kemi qepur thesin. Është e vërtetë që tu e qepë thesin është ndierë edhe ndonjë piskamë, normalisht është ajo, sepse thesi  nuk është shqyer vetë, sepse thesi është shqyer se dikush i ka pasur duart aty, dhe ne kur kemi marrë gjilpërën për ta qepur thesin, ia kemi qëlluar edhe duarve të atij që e ka shqyer thesin”, tha ai.

Kurti para gjakovarëve  tha se në mandatin e ardhshëm një familje me 3 fëmijë do t’i marrë 270 euro në muaj, me katër fëmijë 360 euro, e me 5 fëmijë 450 euro.

Ai tha se prej 1 janarit paga minimale do të bëhet 425 euro e nga 1 korriku 500, aq sa nga ajo kohë çdo nënë lehonë tha se do të marrë 6 muaj pagën e re minimale prej 500 euro.

Tha se në Babaj të Bokës do të ndërtojnë hangarët për fluturaket e Forcës së Sigurisë e po ashtu në Jahoc të Gjakovës do të ndërtojnë edhe fabrikën e municioneve.

“Gjakova e ka një peshë historike për vendin tonë, e për qeverinë tonë ka edhe peshën strategjike”, tha ai.

Kurti  para gjakovarëve foli për veriun. “Tash ndoshta ka mbetur ndonjë kriminel i vocërr që po fshihet diku, por kriminelët e mëdhenj ose janë vrarë në Banjskë të Zveçanit kur ka rënë heroikisht dëshmori më i ri i kombit, heroi Afrim Bunjaku, ose janë në burg të sigurisë së lartë, ose kanë ikur në Serbi”.

Kurti në këtë tubim elektoral në Gjakovë foli për heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja i kishte vendosur Kosovës, po tha se masat më të mëdha i ka vendosur opozita.

“Le të mos harrojmë se masat më të mëdha Kosovës i janë vënë nga opozita kosovare në seancën e fundit të Kuvendit. Na kemi masa të brendshme kundër shtetit, fatkeqësisht prej një opozite destruktive”, tha Kurti para gjakovarëve.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Kosova News 23/12/2025 23/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?