Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti ku furgoni goditi motoçikletën që po e drejtonte viktima. I dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, të martën rreth orës 15:4, ndërsa motoçiklisti është dërguar për tretman mjekësor.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi motoçikleta të cilën ishte qenë duke e drejtuar është goditur nga një automjet transportues (kombi) të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


