Policia e Kosovës (PK) njofton se një pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se viktima është shtetas i huaj, kurse rasti ka ndodhur të dielën në orën 13:00.
“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan. Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se rasti është cilësuar “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.