Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është goditur një grua nga një veturë, të cilën e drejtonte shofere grua.
Sipas Policisë, e lënduara ka marrur lëndimeve të rënda dhe nga spitali i Pejës është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshë..
Ndërsa, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Klinë 06.09.2023 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa vendore e ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të lëndimeve të rënda, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


