Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në hyrje të Prishtinës, kryesisht në Veternik.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.
Ajo ka theksuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.


