Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Azdrazup të Malishevës.
Në këtë aksident trafiku kanë qenë të përfshira dy automjete.
Këtë e ka konfirmuar Sheremet Elezaj- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Rreth orës 13:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Asdrazup-Malishevë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore’’, ka thënë Elezaj.
Po ashtu Elezaj ka bërë të ditur se rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë.


