Manchester City nuk do të mund të transferojë yllin e Milanit, Rafael Leao-n gjatë kësaj verë.
Sipas gazetarit italian Matteo Moretto, objektivi i Manchester City, Rafael Leao, do të rinovojë kontratën e tij me klubin e tij aktual AC Milan.
Kontrata e anësorit portugez me ‘Rossonerët’ skadon në vitin 2024, dhe ishte raportuar se ai gjatë kësaj verë, do të kalojë në Angli tek City, megjithatë, thuhet se portugezi do të rinovojë kontratën e re me kampionët në fuqi të Italisë.
Ndryshe, reprezentuesi i Portugalisë, përveç ‘Qytetarëve’ po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane, por duket se Leao ka vendosur që edhe për disa sezone të vesh fanellën e gjigantit italian.