Rafael Leao është pranë arritjes së marrëveshjes së re me Milanin.
Ylli portugez është shndërruar në lojtarin kyç të kuqezinjve dhe ata nuk duan ta largojnë nga ekipi.
Brenda pak ditëve do të kompletohet marrëveshja e re.
Leao do të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e vitit 2028.