Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot do ta mbajë sërish sot takimin konsultativ lidhur me gjendjen politike në vend.
Në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës është bërë e ditur se të ftuar janë komuniteti akademik së bashku me diplomatë.
Ky takim do mbahet sot nga ora 15:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
“Nesër (e enjte), në orën 15:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, takimi i tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.


