Lidhja Demokratike e Kosovës duke përmendur shtrenjtimet që ka përjetuar pothuajse çdo produkt në vend, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se i ka dalë çdo gjë jashtë kontrolli.
LDK-ja ka thënë se “qytetarët po vazhdojnë të paguajnë çmimin e paaftësisë qeverisëse”.
“Kryeministrin Kurti dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojmë”, ka thënë LDK-ja në një reagim në Facebook ku ka publikuar një grafikë që shfaq rritjen e çmimeve.
Postimi i plotë:
Çmimet e gjërave ushqimore janë RRITUR.
Çmimi i rrymës është RRITUR.
Çmimi i naftës e benzinës është RRITUR.
Çmimet e faturave kurrë nuk kanë qenë ma të larta.
Kriza e kostos së jetesës së qytetarëve tanë është e papërballueshme, përderisa Qeverisë i ka dalë çdo gjë jashtë kontrollit. Qytetarët po vazhdojnë të paguajnë çmimin e paaftësisë qeverisëse.
Kryeministrin Kurti dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojmë.


