Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur Kuvendin e X-të Zgjedhor më 19 nëntor të këtij viti, ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statutit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023”, thuhet në njoftimin e Abdixhikut.
Në po atë ditë, sipas Abdixhikut, do të publikohet edhe konventa programore “Rruga e Re”.
Abdixhiku ishte zgjedhur kryetar i LDK-së më 14 mars të vitit 2021, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të LDK-së. Abdixhiku kishte mandat të shkurtër dyvjeçar, ndërsa tash do të synojë mandatin e plotë katërvjeçar si kryetar i partisë opozitare.