KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Largimi i Listës Serbe nuk e pengon funksionimin e institucioneve, por shkel Kushtetutën
Politikë

Largimi i Listës Serbe nuk e pengon funksionimin e institucioneve, por shkel Kushtetutën

Kosova News
Kosova News 19:20 -05/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët dhe ministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e Listës Serbe që të shtunën vendosën për largim nga institucionet e Kosovës, ka më shumë se katër muaj që i kanë bojkotuar ato. Që nga fundi i qershorit e deri më tani deputetët e Listës Serbe nuk kanë marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, e ministri Goran Rakiq në mbledhjet e Qeverisë

“Lista Serbe është në Beograd…”, kësisoj qe deklaruar në një rast kryeparlamentari i Kosovës, kur përfaqësues të grupit parlamentar të Listës Serbe munguan në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e saj, që të shtunën u deklaruan për largim nga institucionet e Kosovës, ka rreth katër muaj që i bojkotojnë ato. E neni 70 i Kushtetutës së Kosovë parasheh që mandati i një deputeti të pushohet në rast se ai nuk merr pjesë në punime për gjashtë muaj radhazi.

Në rastin aktual të tërheqjes së deputetëve të Listës Serbe, Ligji për Zgjedhjet e parasheh zëvendësimin e tyre me personat që kanë mbetur jashtë listës zgjedhore të kësaj partie.

E në rast të ministrave të dorëhequr parashihet vazhdimi i ushtrimit të kësaj detyre nga zëvendësi.

Vendimi i udhëheqjes së Listës Serbe për tërheqje nga institucionet, sipas njohësve, nuk ndikon në funksionimin e tyre.

“Shpërndarja e Kuvendit është e përcaktuar me Kushtetutë, ku saktë përcaktohen kushtet se në çfarë situatash mund të vijë deri te shpërndarja. Pra, LS-ja e ka të pamundur një veprim të tillë. Kuvendi mund të konsiderohet jo aktiv nëse nuk ka shumicë të nevojshme për funksionimin e tij”, ka thënë Flamur Hyseni, profesor universitar i së drejtës./koha/

Për profesorin universitar të së Drejtës, Flamur Hyseni, as dorëheqja e Rakiqit nuk ndikon në funksionimin e Qeverisë.

“Largimi nga Qeveria nuk e ndikon funksionimin e Qeverisë, sepse ka edhe zgjidhje tjera kushtetuese dhe përderisa nuk ka mocion mosbesimi të suksesshëm ndaj Qeverisë, atëherë Qeveria është në mandat kushtetues”, ka shtuar Hyseni.

E për profesorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, Rakiqi ka bërë shkelje të Kushtetutës duke u bërë rezistencë vendimeve të institucioneve të Kosovës, pjesë e së cilave ishte.

“Qeveria duhet të marrë guxim ta respektojë ligjin për të gjitha komunitetet dhe për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës, njësoj dhe baras”, ka thënë Arifi.

Vendimin për tërheqjen nga institucionet Lista Serbe e mori pas takimit të mbajtur në Zveçan.

Rakiq tregon kushtin për t’u kthyer në institucionet e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë

Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News 05/11/2022 05/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë
10:11 -07/06/2026
DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë
10:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?