KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lammy: Duam normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës e Serbisë
Politikë

Lammy: Duam normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës e Serbisë

Kosova News
Kosova News 10:05 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka thënë se vendi i tij dëshiron të ketë një normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. 

Kosova dhe Britania drejt marrëveshjeje për bashkëpunim në mbrojtje dhe ekonomi

Lammy në një konferencë për media në Prishtinë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se Britania e Madhe shpreson të shohë angazhim të fuqishëm në dialog nga qeveria e ardhshme e Kosovës. 

“Janë disa gjëra që duam t’i shohim. Normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Britania padyshim është kontribuuese e madhe në KFOR. E kam vizituar KFOR-in herën e fundit që isha këtu dhe do ta vizitojë prapë…Shpresoj që qeveria e ardhshme i adreson nevojat e gjithë qytetarëve, përfshirë progresin në integrimin e serbëve në Kosovë dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Lammy. 

Ai ka thënë se është me rëndësi që të shihet përparimi i Kosovës në udhëtimin euroatlantik. 

“Me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar shpresojmë që të mund të anëtarësoheni në Këshillin e Evropës”, tha Lammy. 

Ai ka folur edhe për Procesin e Berlinit të cilën Britania e Madhe do ta udhëheqë këtë vit. 

“Është i rëndësishëm për t’i rritur lidhjet mes këtij rajoni dhe pjesës tjetër të Evropës”, tha Lammy. 

Lammy foli edhe për thellimin e partnerit strategjik mes dy vendeve, përfshirë edhe në mbrojtje. 

“Janë disa fusha si teknologji, inovacion e po ashtu energjia e pastër. Gjithashtu pasi të dy vendet tona kanë bërë zotime për t’i rritur shpenzimet në fushën e mbrojtjes, ka shumë gjëra që mund të bëjmë bashkë”, tha Lammy, që shtoi se me Osmanin ka diskutuar për bashkëpunim në një marrëdhënie më të strukturuar në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu lexoni:

Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun

Dështon për herë të 18-të seanca konstituive për Kuvendin

Limaj: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut

Kosova News 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë pajiset me laser për trajtime urologjike
13:31 -19/05/2025
Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore
13:20 -19/05/2025
Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave
12:56 -19/05/2025
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime
12:09 -19/05/2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
11:44 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?