Sot rreth ortës 11:00 në pikën e kontrollit të Policisë së Kosovës në Leposaviq ka pasur një sulm, ku një veturë me targa të Serbisë, ka goditur një makinë të Policisë.
Sipas burimeve të KosovaNews, sulmi ka ndodhur deri sa pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë tentuar ta ndalin për kontroll veturën.
Në atë moment vetura me tabela të Serbisë iu është vërsulur pjesëtarëve policorë dhe ka goditur makinën policore, duke shkaktuar kështu dëme materiale.
Policia në tentativë për t’u mbrojtur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të veturës.
Vetura me personat e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të Leposaviqit.
Aktualisht njësitet hetuese policore janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.
KosovaNews do të ju mbajë të informuar me rrjedhën e kësaj ngjarje…

KosovaNews ditë më parë ka publikuar VIDEO të kësaj pike që ishte vendosur gjatë kohës së barrrikadave në veri.
Për më shumë shihni pamjet: