KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg Salih Mustafën
Siguri

LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg Salih Mustafën

Kosova News
Kosova News 09:59 -16/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Speciale në Hagë sapo  shpalli aktvendimin për Salih Mustafën i njohur si komandant “Cali”, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Kjo Gjykatë e ka dënuar me gjithsejt 26 vite burg Salih Mustafën.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim luftë. Duke qenë se jeni shpallur fajtorë për më shumë se një vepër, dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon 26 vjet burgim me dënim të njësuar”, tha në leximin e vendimit kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia.

Derisa prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij unik prej 35 vitesh burgim, mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga akuzat.

Faza paraprake ndaj Salih Mustafës zgjati mbi 11 muaj derisa gjykimi u zhvillua në 52 ditë. U dëgjuan 29 dëshmitarë- 14 të prokurorisë e 15 të mbrojtjes.

Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krime dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, gjithashtu i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA (‘njësiti BIA’), njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykimi ndaj tij përbën procesin e parë gjyqësor për krime lufte që ka nisur në Gjykatën Speciale.

Ky njëherësh do te jetë aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Më herët, pranë këtij institucioni janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.

Vajza e Salih Mustafës flet nga Haga, tregon se mesazhin që i la babai

Gjithashtu lexoni:

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

Theret një person, arrestohet i dyshuari

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë

Kosova News 16/12/2022 16/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet
11:12 -06/06/2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik
10:48 -06/06/2025
Theret një person, arrestohet i dyshuari
10:32 -06/06/2025
Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë
10:00 -06/06/2025
Haradinaj: Uroj të na i hapë rrugët Zoti, populli ynë e meriton zhvillimin
09:36 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?