Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në Tunelin e Kalimashit konkretisht në rrugën e kombit në Shqipëri.
KosovaNews mëson se si pasojë e aksidentit, ka të lënduar dhe njëra nga veturat është nga Kosova e tipit “Ford” me tabela 02.
Sipas pamjeve të siguruara nga KosovaNews, në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe gjatë rrugës janë parë edhe autoambulanca.
KosovaNews do t’iu mbajë të informuar për më shumë detaje rreth këtij aksidenti.