Prokuroria dhe Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike janë duke zhvilluar një aksion të gjerë në këto momente.
Burimet brenda policisë kanë thënë se disa bastisje po kryhen në Rajonin e Prishtinës.
“Për momentin ka bastisje në Prishtinë dhe në Podujevë. Hetuesit janë duke u marrë me një rast të mashtrimit”, kanë thënë burimet e Indeksonline.
Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar apo për gjësendet e konfiskuara.


