KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçaku i përgjigjet Gërvallës: Jemi ëndërr e atyre shteteve që po na trokasin në derë
Politikë

Lajçaku i përgjigjet Gërvallës: Jemi ëndërr e atyre shteteve që po na trokasin në derë

Kosova News
Kosova News 20:21 -08/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i është kundërpërgjigjur Ministre së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e cila gjatë fjalës së saj në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, tha se BE-ja pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës deh NATO-n “është një tigër prej letre”.

Ministrja Gërvalla: Pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është “tigër prej letre”

Ljaçak që ndodhej në një panel me Gërvallën, dhe fjalën e mori menjëherë pasi kryediplomatja kosovare përfundoi “sulmet” e saj nda Unionit, potencoi se BE-ja është unioni “më i mirë që e kemi”, duke shtuar se është ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e saj.

“Fillimisht, mendoj se duhet të them që BE-ja është larg perfeksionit, por është më i miri që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një union tjetër të shteteve në këtë planet, që ka bërë stabilitet politik, ekonomik më të mirë, respektim të të drejtave”.

“Kështu që, unë mendoj që bashkimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e BE-së. Në këto 20 vite, vetëm Kroacia iu bashkua BE-së, dhe procesi i zgjerimit ka humbur dinamikën. Dihet se diçka duhet të bëhet”, theksoi ai.

Ndërkaq, ai pohoi se “dua të them, ironikisht, që lufta në Ukrainë solli një afekt pozitiv, dhe ai është kuptimi i BE-së që kemi një punë të pakryer në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi serioz, dhe zgjerimi është kthyer në lojë”.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, dhe normalizimit në mes të dy vendeve fqinje ka theksuar se kjo sfidë ka “ndikim në çdo shtet të rajonit”.

“Më herët gjatë vitit, në shkurt dhe mars arritëm dy marrëveshje me rezultate të mëdha rrugës drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë (marrëveshja e Brukselit, më 27 shkurt, dhe aneksi i zbatimit i dakorduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut). Kjo na jep platformë të re dhe rrugë të qartë drejt normalizimit të raporteve me elemente shumë të qarta në të. Kam thënë se pas marsit, tani s’ka kthim prapa”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë fjalës së saj në një nga panelet në Forumin e Dubrovnikut, në Kroaci, ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, Bashkimi Evropian, nuk mund të garantojë paqe dhe siguri, dhe se e njëjta pa këto dyja, sipas saj është një “tigër prej letre”.

Kryediplomatja kosovare, fjalën e saj e filloi duke treguar që ishte e lumtur që po merrte pjesë në Forumin e Dubrovnikut, duke shtuar se “të prezantojë një vend që është i unik, për mua është shume speciale”.

Duke folur për luftën në Ukrainë, dhe agresionin rus atje, ajo potencoi se mbi 90 për qind e vendeve janë rreshtuar me Perëndimin, por shtoi se të tjerët që nuk janë rreshtuar nuk janë përballur me pasoja.

“Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian”.

Sipas saj, pyetja kyçe “është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë?”.

Në Vlerësimin e Gërvallës “BE-ja nuk mundet” ta garantojë sigurinë, sepse, thotë ajo “nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri”.

“Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (shqip: tigër prej letre – është një shprehje kineze, termi i referohet diçkaje ose dikujt që pretendon ose duket të jetë i fuqishëm ose kërcënues, por në të vërtetë është i paefektshëm dhe i paaftë për t’i bërë ballë sfidës në aspektin e sigurisë)”.

“Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që (Vladimir) Putini të përshkallëzojë”, ka thënë ajo, shkruan AP.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 08/07/2023 08/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 20°
70%
1 km/h
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?