Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajnçak, ka mbërritur të premten te ndërtesë e Qeverisë së Kosovës dhe është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Atë po e shoqërojnë edhe këshilltarët e presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe atij të Francës, Emmanuel Macron.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se qëllim i vizitës është të eksplorohen opsionet për përparim në dialog.
Ai ka thënë se janë planifikuar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.