KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak: Zgjerimi është prioritet i BE-së, Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojë këtë moment
Politikë

Lajçak: Zgjerimi është prioritet i BE-së, Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojë këtë moment

Kosova News
Kosova News 18:49 -29/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, kur tha të martën se BE-ja do të jetë e gatshme për zgjerim deri në vitin 2030, e tha këtë nga pozita zyrtare.

Lajçak ka thënë se duhet shfrytëzuar ky moment nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo ishte deklaratë formale në emër të BE-së. Ai tha se BE-ja do të jetë e gatshme deri në vitin 2030. Nëse ju Ballkani Perëndimor jeni të gatshëm deri në vitin 2030, atëherë ne BE-ja jemi të gatshëm. Është gjë e madhe, nuk e kemi pasur një moment të tillë. Për mua, që punoj me rajonin për 20 vjet, nuk mbaj në mend të kemi pasur një BE që është më e gatshme për Ballkanin sesa Ballkani për BE-në”, tha Lajçak në Forumin Strategjik të Bledit.

Lajçak ka thënë se ky moment nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Ka momente kur BE-ja merret me çështje më të mëdha, si kriza financiare, BREXIT, migrimi dhe atëherë zgjerimi mund të mos jetë prioritet. Por tash zgjerimi është prioritet. Mesazhi për rajonin është i qartë, të mos humbet kjo mundësi. Ka pasur një ndjenjë vetëkënaqësie se rajoni mund të presë e duhet rregulluar gjërat brenda BE-së e pastaj të merremi me Ballkanin Perëndimor. Ishte thellësisht e gabuar. Janë çështjet tonat dhe tuajat njëkohësisht”, tha Lajçak.

Ai shtoi se nëse “nëse një gjë e mirë ka dalë nga lufta e tmerrshme në Ukrainë, atëherë është ky zgjim”.

“Ishte një lloj thirrje alarmuese, se kemi punë të pakryera, duhet të jemi serioz për rajonin e se mund ta humbim rajonin. Mund të thuhet se viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm për integrimin e zgjerimin. Bosnja mori statusin e kandidatit, edhe Maqedonia e Veriut e Shqipëria hapën negociatat, Kosova mori liberalizimin. Pse nuk pati kënaqësi në rajon? Pasi ishte vendim i pritur gjatë. BE-ja e ka kapur këtë moment gjeopolitik, por nuk do të zgjasë momenti përgjithmonë. Ta shfrytëzojmë momentin”, ka thënë Lajçak.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç

Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin

Kosova News 29/08/2023 29/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 31°
35%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare
12:39 -10/08/2026
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit
11:49 -10/08/2026
Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën
11:39 -10/08/2026
Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?