“Në veri nevojitet depërshkallëzimi i situatës, pastaj zgjedhjet e reja dhe kthimi në Marrëveshjen e Ohrit”. Kështu ka thënë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një postim në Facebook.
Lajçak ka paralajmëruar se ditët në vijim do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Alesandër Vuçiq, si dhe do të ndjekin nga afër zhvillimet në terren.
Mes tjerash Lajçak ka bërë edhe një përmbledhje të gjithë takimeve që ka zhvilluar këto ditë nga Brukseli në ShBA, për raportet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.


