Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin kanë biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti serb, i cili ka thënë se në takim është diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
“Takim i me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Vuçiq.