Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se do t’i presë palët në një takim të ardhshëm për çështjen e dinarit, duke njoftuar se në takimin e së enjtes palëve iu dha hapësirë e mjaftueshme.
Sipas Lajçakut, takimi u mbyll me një propozim për kompromis në këtë çështje, si përpjekje për t’i kapërcyer dallimet.
“Do të presë takimin e radhës pas marrjes së komenteve konstruktive”, ka shkruar ai në rrjetin social X.