Emisari i BE-së për dialog, Lajçak në takim me diplomatin finlandez, Kai Sauer ka thënë se është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të hënën e 23 janarit është takuar me diplomatin finlandez, Kai Sauer në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter, emisari Lajçak ka thënë se në këtë takim është diskutuar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë dhe e informova për zhvillimet e fundit. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të fortë finlandeze për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak.
Good to see ?? USS Kai Sauer in Brussels today. I updated him on the Belgrade-Pristina Dialogue and briefed him on the latest developments. Grateful for the continuous strong Finnish support to the ??-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/hT0TiUyLvn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 23, 2023


