Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se dje në Berlin kishte takime të shumta dhe konsultime me krerët e politikës gjermane, lidhur me dialogun.
Ai, në një postim në Twitter, ka njoftuar se konsultimin për dialogun Kosovë – Serbi do ta vazhdojë edhe në Londër, ku do të qëndrojë dy ditë.
“Pas një dite intensive në Berlin në Gjermani, dje kisha takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër në Mbretërinë e Bashkuar, për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
After an intense day in Berlin ?? yesterday filled with meetings at the Chancellery, the Federal Foreign Office and Bundestag, I’m now heading to London ?? for two days of consultations on the Dialogue. pic.twitter.com/TEKPs1Z5dG
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 29, 2023