KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak dhe këshilltarët e rinj nga Gjermania dhe Franca, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë
Politikë

Lajçak dhe këshilltarët e rinj nga Gjermania dhe Franca, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Kosova News
Kosova News 16:28 -05/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më 9 shtator.

Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

 “Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti dhe presidentin [e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq”, konfirmoi Stano.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhej, mes tjerash, në letër.

Duke folur për REL-in, Stano tha se BE “dëshiron të bëjë sa më shumë që mundet për t’i ndihmuar të dyja palët që t’i gjejnë kompromiset e nevojshme” dhe që “të çojnë dialogun drejt fundit”.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

Pas angazhimeve të tyre diplomatike, dy vendet arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse.

Serbia, për më shumë se një dekadë, ka lëshuar dokumente të posaçme për qytetarët e Kosovës, që kanë hyrë në territorin e saj.

Kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa reciproke nga 1 gushti, disa serbë lokalë në veri të vendit janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada, për t’i penguar autoritetet në zbatimin e vendimit të tyre.

Për shkak të rritjes së tensioneve dhe me sugjerimin e bashkësisë ndërkombëtare, Prishtina zyrtare ka shtyrë zbatimin e atij vendimi për 30 ditë.

Por, ndërkohë, është arritur marrëveshja për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse/dalëse nga të dyja anët.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Aktualisht, sfidë mbetet çështja e targave të makinave.

Më 1 shtator, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave me targa që i lëshon Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Beogradi pret negociata edhe për këtë çështje, përkatësisht propozon targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por këtë gjë Prishtina e refuzon.

I pyetur për planifikimin e ndonjë rundi të mundshëm të bisedimeve midis bartësve kryesorë të dialogut, Kurti dhe Vuçiq, Stano tha:

“Për këtë, ne gjithmonë duhet të kemi një marrëveshje nga të dyja palët. Kjo do të thotë se ato duhet të bien dakord për kohën dhe agjendën e atij takimi”.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit më 18 gusht, pas tensioneve në veri, por nga ai takim nuk doli asnjë marrëveshje.REL

Gjithashtu lexoni:

AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim

Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë

Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë

Memli Krasniqi i shkon në takim nesër Osmanit, tregon cilat do të jenë qendrimet e PDK-së

TAGGED: France, Lajcak
Kosova News 05/09/2022 05/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin
14:02 -01/07/2025
Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim
13:42 -01/07/2025
Me iniciativë të presidentes Osmani dhe me mbështetjen e Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara
13:22 -01/07/2025
Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë
13:03 -01/07/2025
Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë
12:34 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?